Olivea Oleoteca

Portfolio

Ushqim i shëndetshëm dhe edukim për fëmijë

Olivea Oleoteca

Projekti Olivae Oleoteca Kids Edition synon krijimin e një produkti inovativ, vaj ulliri ekstra të virgjër organik i dedikuar posaçërisht për fëmijët, i kombinuar me një paketim edukativ dhe interaktiv.

Ideja e projektit është të promovojë zakone të shëndetshme ushqimore që në moshë të hershme, duke e bërë konsumimin e vajit të ullirit më tërheqës për fëmijët përmes elementeve kreative si ilustrime për t’u ngjyrosur dhe materiale të thjeshta informuese mbi vlerat ushqyese. Në këtë mënyrë, projekti ndërthur ushqimin e shëndetshëm me edukimin dhe lojën, duke rritur ndërgjegjësimin e fëmijëve për rëndësinë e produkteve natyrale dhe traditën e vajit të ullirit.