TRIANGLE

Portfolio

Transforming Research, Industry & Academia into Networks for Growth &
Leadership

TRIANGLE

TRIANGLE, projekt i financuar nga  EIT HEI Initiative Call for Proposals 2024, me kohëzgjatje 01.04.2025-30.04.2027 synon që deri në vitin 2030 të krijojë një ekosistem pan-evropian inovacioni, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, që lidh në mënyrë të integruar akademinë, industrinë dhe shoqërinë. Projekti fuqizon talentin përmes aftësive digjitale, të gjelbra dhe sipërmarrëse, duke përshpejtuar transferimin e dijes nga kërkimi drejt tregut. Ai mbështet bashkë-krijimin, rritjen e start-up-eve dhe shkallëzimin e inovacioneve me ndikim shoqëror e ekonomik. Përmes bashkëpunimit ndërdisiplinor dhe rrjeteve evropiane, TRIANGLE pozicionon vendet pjesëmarrëse si aktorë kyç në inovacion dhe zhvillim të drejtë.

Qëllimi

Qëllimi i projektit është të forcojë Kapacitetin Inovativ dhe Sipërmarrës të Institucioneve të Arsimit të Lartë, duke integruar plotësisht Trekëndëshin e Dijes (arsim–kërkim–biznes). TRIANGLE synon të përmirësojë aftësitë e studentëve, studiuesve dhe stafit për të krijuar dhe zhvilluar ndërmarrje të qëndrueshme. Ai mbështet transformimin institucional dhe krijimin e ekosistemeve inovative gjithëpërfshirëse në nivel evropian.

Aktivitete

● Projekti realizon programe online trajnimi dhe mentorimi për sipërmarrje, të kombinuara
me evente fizike.
● Zhvillon bashkë-krijim midis universiteteve, industrisë dhe aktorëve shoqërorë.
● Implementon platforma digjitale dhe mekanizma AI për pjesëmarrje dhe vendimmarrje.
● Teston programet përmes një faze pilote dhe i shkallëzon ato në nivel BE.

Rezultate

1. Rritje e kapaciteteve inovative dhe sipërmarrëse në HEI-të pjesëmarrëse.
2. Krijim dhe shkallëzim i start-up-eve akademike dhe spin-off-eve.
3. Forcim i partneriteteve ndërmjet akademisë dhe industrisë.
4. Përhapje e praktikave të mira, modele të transferueshme dhe ndikim afatgjatë ekonomik e shoqëror deri në vitin 2030.

Contact

Website: https://eit-hei-triangle.eu/program/
Personi përgjegjës
Project Coordinator
Kejda Nuhu PhD
[email protected]

TSC
Prof. Asoc Genta Rexha
[email protected]