Poliklinika Universitare Barleti dhe Agjencia e Shëndetit në Familje Barleti në “Health Wellness Beauty Expo 2025”

  • Home
  • News
  • Poliklinika Universitare Barleti dhe Agjencia e Shëndetit në Familje Barleti në “Health Wellness Beauty Expo 2025”

Poliklinika Universitare Barleti dhe Agjencia e Shëndetit në Familje Barleti do të jenë pjesë e panairit “Health Wellness Beauty Expo 2025”, i cili do të zhvillohet më 20–21 Shtator, te Diga e Liqenit Artificial në Tiranë.

Gjatë dy ditëve të eventit, qytetarët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me gamën e gjerë të shërbimeve shëndetësore që ofrojnë këto dy institucione, si dhe të përfitojnë nga oferta ekskluzive të përgatitura posaçërisht për këtë panair.

Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për shëndetin, mirëqenien dhe kujdesin estetik, pasi sjell së bashku profesionistë dhe institucione lider në fushën e shëndetësisë në vend.