Filozofia e universitetit aplikativ mishërohet më së miri në lëndën e Inovacionit përmes Laboratorit të Biznesit, një hapësirë ku studentët zhvillojnë ide dhe i transformojnë ato në projekte konkrete me potencial për tregun. Në këtë proces bashkohen katër degë të ndryshme studimi, me një qëllim të përbashkët: të kthejnë inovacionin në ide që mund të zhvillohen...
Në Universitetin Barleti u organizua eventi “Medical and Healthcare Tourism in Albania: Opportunities for Growth, Quality, and International Collaboration”, një forum që solli së bashku akademinë dhe industrinë për të diskutuar potencialin dhe zhvillimin e turizmit mjekësor dhe shëndetësor në Shqipëri. I ftuar i veçantë në këtë aktivitet ishte Prof. Alaa Garad, Executive Director i Stirling Centre...
Klubi studentor me drejtim “Biznes, Financë dhe Marketing” në Universitetin Barleti organizoi një event frymëzues me të ftuar Rob Van Loon, coach ndërkombëtar i biznesit dhe mentor i sipërmarrjes së re. Takimi solli në fokus rëndësinë e zhvillimit të ideve inovative dhe transformimit të tyre në iniciativa konkrete sipërmarrëse. Gjatë aktivitetit, Rob Van Loon ndau me...
Instituti për Kërkim dhe Zhvillim pranë Universitetit Barleti (BIRD) mori pjesë në eventin ndërkombëtar online NEXTCHAIN – Health Data Value Chains, i organizuar nga 28 Digital, një aktivitet që bashkon institucione kërkimore, biznese dhe aktorë të inovacionit për të nxitur bashkëpunimin dhe transformimin digjital në sektorë strategjikë. NEXTCHAIN është një seri eventesh evropiane që synojnë...
Në datat 21 Prill – 03 Maj 2025, në kuadër të projektit “Përgatitja e mësuesve të TIK mbi Inteligjencën Artificiale: Inteligjenca Artificiale në Klasë”, financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), përmes programit Ekspertizë Kërkimore Shkencore nga Diaspora Akademike (READ), Universiteti Barleti priti Prof. Asoc. Sokol Kosta nga Universiteti Aalborg, Danimarkë. Gjatë vizitës u organizuan...
Më 27 dhjetor 2024, në ambientet e Universitetit Barleti, u zhvillua takimi i dytë i kërkuesve shkencorë të angazhuar në projektin “Përgatitja e mësuesve të TIK mbi Inteligjencën Artificiale: Inteligjenca Artificiale në Klasë”. Ky projekt, i financuar nga AADF në kuadër të programit READ, synon të rrisë kapacitetet e mësuesve të TIK për të integruar...
Më 18-19 korrik, në ambientet e Universitetit Barleti u mbajt një workshop me temë “Fuqizimi i Përgjegjësisë Sociale të Korporatave” (CSR), në bashkëpunim me Sweden Alumni Network Western Balkans. Ky network përbëhet nga profesionistë shqiptarë që kanë marrë pjesë në programe akademike dhe profesionale në Suedi. Workshop-i synonte të rrisë njohuritë dhe zbatimin e CSR...
Panairi më i madh dedikuar talentit dhe aftësive të të rinjve, “ALBANIAN CENTRAL STEAM FAIR 2023(ACSF)” bëri bashkë qindra nxënës të talentuar duke i dhënë mundësinë të prezantojnë projektet e tyre në fushën e shkencës, si Shkenca Natyre (Biologji, Kimi, Matematikë, Fizikë), Inxhinieri (Robotikë, Elektronikë, Mekatronikë, Elektrikë, Ndërtim) TIK (IT, Programim, Databaze), Arkitekturë-Design, Arte dhe...











